Aurela Gaçe dedikim Irma Libohovës: Jam krenare që të pata ty si artisten që doja t’i ngjasoja!

  • 26 April 2020 - 19:10
Aurela Gaçe dedikim Irma Libohovës: Jam krenare që të pata ty si artisten që doja t’i ngjasoja!

Ditën e djeshme, artistja e njohur e skenës shqiptare, Irma Libohova ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ishte pjesë e 7 artistëve të njohur ndërkombëtarë që risollën këngën “Bella Ciao”, e cila është tashmë kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Evropës. Në një moment special si ky nuk munguan urimet e shumta jo vetëm nga ndjekësit e Libohovës, por dhe miqtë e saj.

Ndër to dalloi dhe ai i artistes së njohur, Aurela Gaçe e cila me anë të një postimi në ‘Facebook’ i shkroi Irmës këto fjaë: “Teksa të shoh në skenë, kuptoj se kam arsye të ndihem krenare që të pata ty si artisten që doja t’i ngjasoja. Dashurinë e madhe që kam ndaj figurës tënde artistike, nuk ma zbehu koha, përkundrazi. Të shoh në skenë dhe vazhdoj të rrënqethem nga zëri yt njësoj sikur ndodhte në adoleshencën time. Ti je diamant i këtij vendi, e këtë, fatmirësisht e aprovojnë vetë dëgjuesit e muzikës. Pra unë nuk jam e vetmja që e besoj, por një popull që ndihet krenar me një artiste si ty, nga ato që vijnë shumë rrallë. Diva e vërtetë! Të jesh kaq gjatë në skenë, e të marrësh kaq dashuri nga artdashësit është arritje që do të dëshironte secili nga ata që e provojnë skenën. Respekt e shumë dashuri për emrin e figurën tënde. Me fat që të kemi”.

Kujtojmë se Aurela e ka shprehur edhe më parë publikisht vlerësimin që gëzon për Irmën, duke shtuar se ajo ka qenë këngëtarja e preferuar që prej fëmijërisë.

(Kosova Sot Online)