Ups… Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes dhe shkaku është Rita Ora

  • 27 April 2020 - 09:42
Ups… Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes dhe shkaku është Rita Ora

Rita Ora është bërë shkak se pse Joey Essex dhe Lorena Medina i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ka qenë vetë ish-e dashura e Joey Essex që e ka akuzuar drejtpërdrejtë këngëtaren shqiptare.

Modelja e njohur 28 vjeçare, Lorena Medina ka treguar për “The Sun” se është ndarë nga ylli i reality show, Essex pasi ai është parë në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Rita Orës. Sipas saj, Joey Essex, ylli i reality show “Ex on the Beach” ka qëndruar në shtëpinë e saj për 13 orë në datën 6 mars dhe ajo çfarë ka ngjallur më shumë dyshime tek ajo ishte fakti që ata të dy po përpiqeshin të fshiheshin dhe të mos i shihnin bashkë.

Lorena nuk ka asnjë fakt që ata të dy kanë fjetur bashkë, por ajo dyshon që ai e ka tradhtuar dhe që nga ai moment ata nuk kanë folur më.

Gjithashtu modelja e njohur ka shtuar se atë natë ajo ka qenë duke e pritur Joey Essex në shtëpi, por ai i kishte thënë që do të vonohej sepse do të shkonte tek shtëpia e një shoku. Lorena ka shpjeguar se nuk e dinte që ai do të shkonte tek shtëpia e një vajze dhe që pikërisht ajo vajzë do të ishte Rita Ora.

Më herët Rita Ora është përfolur për një romancë të mundshme me Joey Essex dhe është shprehur që është i fiksuar pas tij.

(Kosova Sot Online)