A e keni dëgjuar Fifin ndonjëhere duke kënduar ilahi

  • 27 April 2020 - 10:46
A e keni dëgjuar Fifin ndonjëhere duke kënduar ilahi

Që nga paraqitja e saje parë, Fifi ka treguar talentin e saj në zhanre të ndryshme muzikore, e që po merr vëmendjen e shumë fansave të saj.

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, figura të njohura përfshirë edhe Filloreta Raçin, kanë bërë të ditur se janë duke agjëruar.

Një pjesë e tyre edhe pse nuk janë pjesë e agjërimit, kanë uruar besimtarët myslimanë, e në shumicën e rasteve kanë treguar konsideratë ndaj tyre.

Përmes rrjetit social Instagram, Fifi për të gjithë ndjekësit e saj ka kënduar një ilahi që kënaqi zemrat e fansave të këngëtares.

Përkundër postimeve të tjera, në këtë të fundit, ajo ka kënduar me gjithë shpirt, duke e bërë edhe më të ndjeshëm interpretimin.

Në po të njëjtin postim nuk munguan as  komentet pozitive nga fansat, familjarët dhe kolegët e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#AlMu’alim ë @samiyusuf

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

(Kosova Sot Online)