Majk ironizon vajzat me botox: Si t’i besoj fjalës “të dua” kur del nga buzët fallco?

  • 27 prill 2020 - 14:52
Majk ironizon vajzat me botox: Si t’i besoj fjalës “të dua” kur del nga buzët fallco?

Reperi i njohur Majk në këto ditë izolimi ka vendosur që të bëj pak ironi me vajzat që kanë kryer operacione plastike dhe i janë drejtuar botox-it.

Ai ka postuar në Instagram 3 postime, të cilat lidhen me vajzat të cilat kanë bërë buzët botox dhe sesi janë transformuar tani në kushte karantine.

Fillimisht Majk ka postuar një foto e cila tregon ndryshimin e buzëve me botox të vajzave para dhe pas karantine.

Më pas për të justifikuar veprimin e tij, ai ka shpjeguar se njerëzit e shtyjnë që të nxjerri anën e keqe të tij. “S’ka lidhje sa ëngjëllor je, do njerëz gjithmonë kan met shty me ta nxjerr dreqin, e kur ta nxerin, e lujn viktimën që nsy të tjerve ti me dal i keqi”, është shprehur Majk.

Por kjo nuk ka ndalur me kaq, por reperi i njohur ka vazhduar duke bërë sërish ironi. “E qysh mundesh me i besu fjalës të du që del prej buzëve fallc (botoks)”, ka shkruar Majk duke e shoqëruar me një emoji me të qeshur.

Nuk dihet nëse këto ironi shkojnë për ndonjë person specific në jetën e Majku apo reperi i njohur i ka përgjithësuar të gjitha, por kjo nuk është hera e parë që ai thumbon vajzat që i bëjnë buzët me botox.

Vajza e fundit për të cilën përfolur për një romancë të mundshme me reperin është Melita Nushi. Ndërkohë një ndër marrëdhëniet e tij më të komentuara është ajo me Majlinda Zekën me të cilën e ka edhe një djalë me emrin Roan. Lidhja e tyre asokohe u mbyll me shumë debate, por mesa duket tani kanë bërë paqe për hir të djalit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I could not ask for more ë #thankfulgratefulblessed

A post shared by MRë (@majlindazeka1) on

(Kosova Sot Online)