Nuk do ta besoni çfarë ju ka bërë flokëve Era Istrefi!

  • 27 April 2020 - 16:39
Nuk do ta besoni çfarë ju ka bërë flokëve Era Istrefi!

Këngëtarja Era Istrefi vendosi pak kohë më parë të qëndronte larg muzikës dhe rrjeteve sociale.

Një distancim i tillë ju ra në sy edhe fansave të saj të cilët filluan të shqetësohen për këngëtaren.

Megjithatë nuk do të vononte shumë rikthimi i saj të paktën në muzikë dhe menjëherë më pas edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja ka vendosur madje që të ndryshojë edhe look duke u shfaqur me flokët ngjyrë portokalli.

Ajo ka postuar në instagram disa foto me pamjen e re dhe është pak e vështirë ta njohësh duke qenë se jemi mësuar ta shohim gjatë gjithë kohës bionde.

Megjithatë këngëtarja duket shumë e bukur edhe me këtë ngjyrë të re flokësh të cilën ja kanë komplimentuar edhe miqtë e fansat e saj.

Image

(Kosova Sot Online)