Scarlett Johansson: Kam qenë gjithmonë aktore rezervë

  • 27 April 2020 - 22:26
Scarlett Johansson: Kam qenë gjithmonë aktore rezervë

Në intervistën e saj për “Parad”, Scarlett Johansson është shprehur se përgjatë gjithë karrierës së sja është ndier si aktore rezervë. Kjo, pasi shumicën e rasteve ka qenë “zgjedhje e dytë”.

Por, kjo nuk e shqetëson Scarlett, pasi sipas saj është kënaqësi më vete kur merr atë që do, pasi ta kanë refuzuar një herë.

“Që në moshë shumë të re, unë jam refuzuar vazhdimisht … gjëja më e mirë që mund të marrësh është pasi të jesh refuzuar për diçka dhe pastaj ti e merr atë. Në thelb unë kam krijuar një karrierë duke qenë zgjedhja e dytë”, është shprehur Johansson.

Edhe për rolin e saj si Black Widow në Marvel Cinematic World, aktores i ka ardhur ftesa pasi Emily Blunt, si zgjedhje e parë, kishte braktisur punën për arsye personale. Nga ana tjetër, aktore ‘rezervë’ ose jo, Johansson renditet në listën e më të pasurave në industrinë e filmit.

(Kosova Sot Online)