Këngëtari i nominuar për “Grammy”, vdes nga Covid-19

  • 28 April 2020 - 12:06
Këngëtari i nominuar për “Grammy”, vdes nga Covid-19

Këngëtari i ungjillit i cili ka qenë i nominuar për Çmimet ‘Grammy’, Troy Sneed ka vdekur nga komplikimet me coronavirusin në moshën 52 vjeçare.

Publicisti i Sneed Bill Carpenter tha se këngëtari vdiq të hënën herët në një spital në Jacksonville, Florida . 

Sneed fitoi një nominim Grammy për punën e tij në albumin “Youth For Christ” në 1999 ‘Higher’.

Ai mw sw miri njihet për harmonizimin e këngës së famshme “Hallelujah”.

Sneed udhëtoi nëpër Shtetet e Bashkuara herët në karrierën e tij për të kënduar ungjillin me Georgia Mass Choir (Korin Masiv të Georgisë). Ai kompozoi në albumet e tyre dhe u shfaq me korin në filmin e vitit, 1996 “The Preacher’s Wife”, duke interpretuar krahas Whitney Houston dhe Denzel Washington.

Image

(Kosova Sot Online)