Në karantinën plot dashuri të Afërditës dhe Jakub, dyshja gjen format më origjinale për të shijuar darkat në shtëpi

  • 29 April 2020 - 11:12
Në karantinën plot dashuri të Afërditës dhe Jakub, dyshja gjen format më origjinale për të shijuar darkat në shtëpi

Afërdita Dreshaj ka treguar me postimet e ndryshme se si e ka kaluar këtë periudhë karantinimi së bashku me partnerin e saj.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit se si ka vazhduar të tregojë mjaft kujdes për trupin e saj duke u stërvitur dhe duke ndjekur një dietë strikte ushqimore.

Megjithatë përpos këtyre momenteve, duket se Afërdita dhe Jakub kanë ditur se si t’i krijojnë takimet romantike edhe në kushte shtëpie. Dyshja ka vendosur të darkojë në shtëpi duke porositur gjithçka dhe më pas e kanë shoqëruar gjithçka me vetë.

“Takimi i darkës”, ka shkruar Afërdita krah postimeve në ‘Instastory’ ku duket se po e shijon maksimalisht këtë periudhë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kindl dhe Dreshaj zgjedhin mënyrat më origjinale për të shijuar qëndrimin në shtëpi pranë njëri-tjetrit.

(Kosova Sot Online)