Muaj pas ndarjes nga Loredana, a vazhdon Mozzik të jetë ‘single’?

  • 29 April 2020 - 11:15
Muaj pas ndarjes nga Loredana, a vazhdon Mozzik të jetë ‘single’?

Reperi i njohur, Mozzik, ka qenë i ftuar një ditë më parë në programin e pasdites “Rudina”. Intervistat e tij televizive kanë qenë të rralla, megjithatë në këtë bisedë prej “Skype-it”, Mozzik zbuloi disa gjëra interesante. Ai foli për vogëlushen e tij dhe sesi po i përjeton ditët në karantinë larg saj.

Nga dita e parë e karantinës deri në përfundim të saj këngëtari nuk do të kthehet në studio për të krijuar këngë të reja, pasi këtë periudhë po e kalon me familjen në mal në bjeshkët e Kosovës. Ai foli edhe për këngën e fundit të publikuar në 14 shkurt, “Auf Wiedersehen” ose “Lamtumirë”.

“Nuk është se e kisha planifikuar apo ka ndonjë lidhje me datën, por dua që çdo këngë të publikohet në një datë që e mbaj mend. Është një këngë dashurie për të gjithë ata që vazhdojnë të jenë “single”, u shpreh ai. Por a vazhdon Mozzik të jetë single, edhe pse ka shumë muaj i ndarë? Ai u përgjigj se për të paktën dy vitet e ardhshme do të fokusohet në muzikë edhe do të jetë “single”.

(Kosova Sot Online)