Kylie Jenner i zmadhon të pasmet me photoshop, menjëherë fshin fotot pas akuzave të fansave

  • 29 April 2020 - 17:31
Kylie Jenner i zmadhon të pasmet me photoshop, menjëherë fshin fotot pas akuzave të fansave

Teksa shpërndau një fotografi me bikini, Kylie Jenner u akuzua të martën për “Photoshop të dështuar”, çka e shtyu 22-vjeçaren ta fshinte menjëherë postimin.

Saktësisht pas 20 minutash, ndonëse fotografia u ruajt dhe po qarkullon kudo.

Siç mund ta shihni, Jenner pozon në pishinë, ku bordura anësore e saj duket e lakuar.

Këto fotografi të nxheta vijnë pas shkrepjeve të realizuara nga paparacët, ku nëna e re shfaqej zbathur dhe e palyer.

(Kosova Sot Online)