Robert Berisha flet për marrëdhënien me Norën : Do i kërkoj falje gjithmonë për...

  • 29 April 2020 - 18:10
Robert Berisha flet për marrëdhënien me Norën : Do i kërkoj falje gjithmonë për...

Robert Berisha dhe Nora Istrefi ishin një nga çiftet më të dashura në Shqipëri. Por ata i dhanë fund martesës së tyre. Megjithatë kanë mbetur miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, kjo edhe për faktin se kanë një vajzë të së bashku.

Ndërsa fliste për marrëdhënien me Norën, Roberti u shpreh se do jetë gjithmonë borxhlie ndaj saj dhe se gjithmonë do ti kërkoj falje.

Ai u shpreh se këngëtarja i ka qëndruar afër për 14 vite.

“Norës përveç faljes dhe falenderimeve s’kam fjalë tjetër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me të, edhe po të mos ishte Renee, Norës i kam borxh tërë jetën. Kështu që i kam marrëdhëniet shumë të mira.

E falenderoj gjithë jetën që ka qenë afër meje, plot 14 vite dhe dua ti kërkoj falje gjithmonë,”– tha Roberti në një lidhje në Skype në emisionin “Shqipëria Live”.

Këngëtari raportohet se i dha fund martesës me Norën pasi nisi një lidhje me modelen shqiptare në Amerikë, Jessica Kadiu.

Ai i mohoi lajmet se kishte një tjetër person në jetën e tij. Por ishte modelja që e nxorri zbuluar ku me anë të postimeve në rrjetet sociale tregoi se kishin qenë të lidhur dhe se do e donte gjithmonë Robertin.

(Kosova Sot Online)