Mc Kresha rikthehet më në fund në Instagram për të na bërë me dije se ka ndryshuar look

  • 29 April 2020 - 18:24
Mc Kresha rikthehet më në fund në Instagram për të na bërë me dije se ka ndryshuar look

Mc Kresha mesa duket ka vendosur që kohët e fundit të shijojë martesën dhe të tërhiqet nga jeta publike apo nga ajo gjë që ai di të bëjë më mirë siç është muzika.

Vetëm para pak ditësh në një intervistë tek ai u shpreh se do të largohet nga muzika dhe jemi të bindur që fansat nuk janë të kënaqur nga ky vendim.

Prej disa kohësh reperi i njohur u “zhduk” edhe nga rrjetet sociale, por më në fund sot ai është rikthyer, ama jo si zakonisht, pa kaçurrelat e tij të famshme.

Mc Kresha ka postuar një foto, ku shfaqet me flokët gërsheta dhe mund të themi që duket ndryshe.

“Mbroni qafën”, ka shkruar reperi tek fotoja, duke i lënë ndjekësit me pikëpyetje se çfarë ka dashur të thotë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

on my Wu-tang - protect ya neck! ë

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on

(Kosova Sot Online)