“Një e vogël sa ty ma ngroh shpirtin sa një diell”, Besi na ëmbëlsoi ditën me fjalët e veçanta dedikuar Ajkës

  • 29 April 2020 - 19:14
“Një e vogël sa ty ma ngroh shpirtin sa një diell”, Besi na ëmbëlsoi ditën me fjalët e veçanta dedikuar Ajkës

Rrjetet sociale kthehen herë pas here në një lloj “ditari” për aktorin e humorit Bes Kallaku, i cili nuk ngurron t’i ndajë me ndjekësit ndjenjat e tij më të sinqerta.

Veç postimeve plot humor, në llogarinë e Besit shohim shpesh dedikime për të ëmën, Ijen, Xhensilën apo vogëlushen Ajka.

Kjo e fundit është kthyer në dashurinë më të madhe të aktorit, që prej ardhjes në jetë në korrik të vitit 2018.

Sot, Besi i ka shprehur të bijës ndjenjat më të sinqerta në disa vargje me fjalë nga zemra.

Teksa ka publikuar në InstaStory një foto me të voglën që luan në natyrë, aktori i shpreh Ajkës dashurinë e madhe që ndjen për të.

“Si mundet që një ‘e vogël’ sa ty, të ma ngrohë shpirtin sa një diell? Si mundet që Zoti i madh të ketë duar kaq të vogla sa të tuat?”-janë fjalët e ëmbla të Besit në postim.

Besi dhe Xhensila kanë vendosur që ende ta mbajnë larg mediave vajzën e tyre dhe preferojnë ta shmangin publikimin e portretit të saj.

Megjithatë, fotot e videot e ëmbla me Ajkën nuk mungojnë, ndërsa e vogla është bërë personazhi kryesor në rrjetet e tyre sociale.

Image

(Kosova Sot Online)