Britney Spears ka djegur aksidentalisht palestrën në shtëpinë e saj

  • 30 April 2020 - 15:42
Britney Spears ka djegur aksidentalisht palestrën në shtëpinë e saj

Britney Spears e ka djegur palestrën e saj.

Këngëtarja Britney Spears e ka ndarë lajmin e hidhur.

Së fundmi ajo ka treguar se e dogji aksidentalisht palestrën në shtëpinë e saj.

“Përshëndetje njerëz, unë jam në palestrën time tani. Unë nuk kam qenë këtu që gjashtë muaj sepse kam djegur palestrën time, për fat të keq”, tha Spears, 38-vjeçe. “Unë kisha dy qirinj dhe, po … një gjë çoi tek tjetra dhe unë e dogja atë”.

“Për fat të keq tani kam vetëm dy pjesë të pajisjeve dhe një pasqyrë të njëanshme. Por mund të jetë shumë më keq, kështu që jam mirënjohëse. Gjithsesi më pëlqen të punoj më mirë jashtë”, ka përfunduar ajo.

(Kosova Sot Online)