Mario në zi, grimieri humb njeriun e dashur të familjes nga ‘Covid-19’

  • 01 May 2020 - 09:50
Mario në zi, grimieri humb njeriun e dashur të familjes nga ‘Covid-19’

Grimieri i njohur me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic tregoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se në bashkëpunim me disa kompani të ndryshme kishte dhuruar maska mbrojtëse në ndihmë të njerëzve në luftë me ‘Covid-19’.

Mario tregoi se xhaxhai i tij ishte prekur nga virusi i njohur tashmë dhe se për shkak të tij kishte humbur jetën. Ky lajm e ka trishtuar jashtëmase grimierin, i cili ka ndarë me të gjithë dhimbjen që ka ndjerë nga humbja e një prej njerëzve më të dashur të tij.

Kujtojmë se në mbarë botën numri i viktimave nga ‘Covid-19’ ka qenë gjithmonë në rritje, megjithëse javët e fundit duket se situata është qetësuar dhe pse vaksina nuk është zbuluar ende.

(Kosova Sot Online)