Shtatzënia e Gigi Hadid, flet Dua Lipa: Jemi shumë të emocionuar

  • 01 May 2020 - 12:12
Shtatzënia e Gigi Hadid, flet Dua Lipa: Jemi shumë të emocionuar

Edhe Dua Lipa nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve për shtatzëninë e kunatës së saj, modeles Gigi Hadid.  Teksa po jepte një intervitë në stacionin radiofonik të Zelandës së Re, The Edge, Dua u pyet: “Teknikisht, do të jesh teze?”.

“Po. Është një lajm shumë i bukur. Jemi shumë, shumë të emocionuar”, u shpreh Dua. Ajo vazhdoi të ngacmohej derisa pranoi me siklet se e dinte për shtatzëninë para se të konfirmohej dy ditë më parë.

Kujtojmë se Dua është prej kohësh në një lidhje me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar dhe ka një marrëdhënie perfekte me kunatat e saj.

(Kosova Sot Online)