Partnerë në jetë dhe në muzikë, Rina dhe Sin Boy surprizojnë fansat me albumin e tyre të përbashkët!

  • 02 May 2020 - 09:53
Partnerë në jetë dhe në muzikë, Rina dhe Sin Boy surprizojnë fansat me albumin e tyre të përbashkët!

Rina Balaj dhe partneri i saj, Sin Boy, po e kalojnë së bashku karantinën duke qenë se disa kohë më parë nisën të bashkëjetonin.

Duket se gjatë ditëve të izolimit, dyshja i është futur punës dhe nuk e ka lënë kohën të shkojë dëm.

Pas 3 bashkëpunimeve, Rina dhe Sin Boy kanë menduar të punojnë së bashku për një album.

Madje, albumi është gati dhe reperët kanë surprizuar sonte fansat duke ndarë video nga këngët e tyre të reja në Instagram.

Albumi do të titullohet “MMalbum” dhe do të ketë plot 20 këngë, bashkëpunim mes dy partnerëve në muzikë dhe në jetë.

Albumi ende nuk ka një datë lançimi megjithatë pritet të publikohet këto ditë.

“Gigi”, “Meredith” dhe “Tentacion” janë tre bashkëpunimet e mëparshme të çiftit që janë pritur mirë nga publiku, ndaj jemi të sigurt se edhe ky album do të ketë të njëjtin sukses!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

GG #MMalbum Who wants it? ë

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

(Kosova Sot Online)