Nëse ditëlindja ju gjen në karantinë, festoni me këngën e re të Artiola Toskës

  • 02 May 2020 - 14:37
Nëse ditëlindja ju gjen në karantinë, festoni me këngën e re të Artiola Toskës

Pothuajse 24 orë më parë, këngëtarja shumë e dashur e muzikës popullore, Artiola Toska, publikoi projektin e saj më të fundit.

“Ditëlindja” quhet kënga e cila do ju bëjë të kërceni në këto ditë karantine. Ashtu si shumë projekte të këngëtares, edhe kjo këngë ritmike është mirëpritur menjëherë nga publiku… Krijimi që vjen si një dedikim për ata që e kalojnë ditëlindjen vetëm, shkon shumë për shtat me këtë periudhë dhe duket si një përjetim personal i artistes që edhe ditëlindjen e saj e kaloi ne karantinë. 

Menjëherë, Artiola veç dashurisë së atyre që e ndjekin, ka marrë edhe përgëzimet e fansave e kolegëve, të cilët i kanë uruar shumë suksese për këtë projekt.

(Kosova Sot Online)