“Uroj që kur të zgjohem, të kem këtu”- Do mbushte 14 vjeç, Vanessa Bryant prek me dedikimin për vajzën e ndjerë: Më mungon gjithçka tek ty

  • 02 May 2020 - 16:58
“Uroj që kur të zgjohem, të kem këtu”- Do mbushte 14 vjeç, Vanessa Bryant prek me dedikimin për vajzën e ndjerë: Më mungon gjithçka tek ty

Gianna Bryant do të kishte mbushur 14 vjeç të premten dhe për të përkujtuar ditën e veçantë, nëna e saj Vanessa i bëri homazh me një mesazh prekës.

Adoleshentja vdiq në fillim të këtroj viti në një aksident me helikopter, ku mbeti gjithashtu i vdekur edhe babai i saj, legjenda  e NBA, Kobe Bryant.

“Gëzuar 14-vjetorin e lindjes vajza ime e ëmbël, Gianna. Mami të do më shumë sesa mund t’ju tregoj ndonjëherë,”- shkroi ajo në Instagram.

Ndërsa shtoi: “Ti je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon aq shumë çdo ditë. Uroj që kur të zgjohem të kem këtu me mua. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimet dhe të qeshurat e tyre. Më mungon gjithçka tek ty, Gigi. Të dua shumë!”

Gianna ishte vajza e dytë e 41-vjeçarit me Vanessën.

(Kosova Sot Online)