Shkurte Fejza: E dashur Shanka na ike edhe ti, pa patur mundësi të ta japim lamtumirën e fundit

  • 03 May 2020 - 11:40
Shkurte Fejza: E dashur Shanka na ike edhe ti, pa patur mundësi të ta japim lamtumirën e fundit

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur e muzikës qytetare Shahindere Bërlajolli -Stafai, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes llogarisë së saj sociale, Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza ka shprehur pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të këngëtares...

Do të kujtojmë përherë ty si njeri dhe këngët e tua, zëri yt do të jetojë sa të jetë jeta dhe sa të ketë shqiptarë në këto troje, ka shkruar Fejza.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrjene redaksisë;

Shahindere Bërlajolli Stafaj.


E dashur Shanka na ike edhe Ti në këto ditë të rënda pa patur mundësi të ta japim lamtumirën e fundit nga afër. Por dashuria, mirësia dhe shpirtbardhësia e Jote gjithmonë do të na i ngrohë zemrat neve që të njohëm nga afër dhe me shumë dashuri. Do të kujtojmë përherë Ty si njeri dhe këngët e tua, zëri yt do të jetojë sa të jetë jeta dhe sa të ketë shqiptarë në këto troje.
Pusho e qetë pranë Enverit dhe kolosëve tjerë të kulturës shqipe.


(Kosova Sot Online)