Disa muaj pas shkëputjes nga pallati mbretëror, Meghan dhe Harry kanë plane për mamanë e Markle

  • 04 May 2020 - 10:16
Disa muaj pas shkëputjes nga pallati mbretëror, Meghan dhe Harry kanë plane për mamanë e Markle

Disa muaj më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry u shkëputën nga pallati mbretëror për të vazhduar jetesën e tyre larg rregullave të protokollit mbretëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj periudhe, dyshja është fotografuar në momente të ndryshme duke shijuar lirinë e tyre. Ndërsa së fundmi duket se Meghan dhe Harry janë duke u përpjekur të blejnë një banesë të re në Californi për mamanë e Markle, Doria Ragland.
Burime ekskluzive për ‘The Sun’ kanë shtuar se dyshja kërkon një hapësirë të madhe në mënyrë që Ragalnd të gjendet sa më mirë pranë tyre dhe për t’u kujdesur njëherazi për nipin e saj, Archie, i cili në vetëm pak ditë pritet të festojë ditëlindjen e tij të parë.

(Kosova Sot Online)