Po bëhet virale! Fansja i bën twerk në video live, Dj Khaled mbulon sytë dhe e refuzon në mënyrën më epike

  • 04 May 2020 - 10:21
Po bëhet virale! Fansja i bën twerk në video live, Dj Khaled mbulon sytë dhe e refuzon në mënyrën më epike

Dj i famshëm Khaled është futur disa orë më parë në një video live nga shtëpia, për të kontaktuar me ndjekësit e tij në Instagram.

Për të qenë sa më pranë tyre, ai ka pranuar kërkesat e fansave për t’u futur në videon live me të, për të biseduar kështu nëpërmjet kamerës.

Mirëpo, e papritura ka ndodhur kur sapo është hapur kamera, një ndjekëse ka treguar të pasmet duke shokuar Dj Khaled.

Ajo ka nisur të bëjë twerk, ndërsa Dj ka mbuluar sytë me duar duke i kërkuar të flasë normalisht dhe të mos bëjë të tilla veprime.

“Të lutem, kam familje! Le të flasim me respekt”- i ka thënë disa herë Khaled, ndërsa vajza në fjalë s’ia ka vënë veshin aspak.

Ajo ka vazhduar të bëjë twerk dhe madje lagu të pasmet me ujë, ndërsa Dj me sytë e mbyllur e injoroi në mënyrë epike.

Ai vetë e ka ndarë videon në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa ndjekësit janë shkrirë së qeshuri dhe ky moment po bën xhiron e rrjetit.

(Kosova Sot Online)