E izoluar larg personave të dashur, Arbenita Ismajli feston sot ditëlindjen e pazakontë në karantinë!

  • 04 May 2020 - 10:24
E izoluar larg personave të dashur, Arbenita Ismajli feston sot ditëlindjen e pazakontë në karantinë!

Ditën e sotme, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli feston 22-vjetorin e lindjes së saj.

Mirëpo si asnjëherë tjetër, kjo ditëlindje e pazakontë e ka gjetur të karantinuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Modelja është izoluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në fakt “ka ngecur” larg familjarëve dhe partnerit të saj, Feros.

Megjithatë, për t’ia zbukuruar këtë ditë, nuk kanë munguar urimet e shumta të personave të afërt dhe miqve të Arbenitës, disa prej të cilave ajo i ka ndarë në Instagram.

Për më tepër, pas mesnate ajo ka falenderuar personat që e kanë uruar për 22-vjetorin.

Por, në këtë ditë speciale ka munguar urimi publik i Feros, pasi reperi ka pasur probleme me llogarinë e tij personale në Instagram.

Dikush i ka vjedhur atij adresën dhe e kërcënon se do t’i shkatërrojë karrierën nëse Fero nuk do t’i japë para.

Madje, pasi Feros i vodhën Instagramin edhe Arbenitën u përpoqën ta fusin në grackë! 

(Kosova Sot Online)