Këto detaje bëjnë lëmsh rrjetin, Kylie Jenner i ka futur në lojë të gjithë me pronën e saj të fundit

  • 05 May 2020 - 12:30
Këto detaje bëjnë lëmsh rrjetin, Kylie Jenner i ka futur në lojë të gjithë me pronën e saj të fundit

Pak javë më parë lajmi se miliarderja e njohur bleu një shtëpi të re prej 36.5 milionësh bëri xhiron e rrjetit dhe kjo për faktin se në një kohë pandemie, Kylie arrinte të mbulonte pa problem një shpenzim të atillë.

Megjithatë sipas mediave rozë, Kylie ka arritur të “blejë” këtë shtëpi vetëm për ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

 

Sipas analizave brenda shtëpisë së re, krahasuar dhe me ambientet e shtëpisë së vjetër nuk ka asnjë orendi e cila bën pjesë tek shijet e Kylie-t. Përveç kësaj në një prej videove, Jenner dëgjohet duke i thënë vajzës së saj “Do kthehemi në shtëpi”. Këto fjali kanë nxitur dyshime tek ndjekësit, të cilët kanë nisur të mendojnë se nëse Kylie bleu një shtëpi të re, në cilën shtëpi do te kthehej?

Dyshimet kanë vazhduar deri në momentin kur disa ndjekës të tjerë, kanë menduar se në fakt mbase Kylie po pret momentin e duhur për të marrë gjithçka i duhet në shtëpinë e mëparshme. Ndonëse kjo e fundit nuk është ende në shitje, me siguri nëse blerja e shtëpisë aktuale e Jenner do të jetë e vërtetë, atëherë ajo ka shtuar edhe një tjetër pronë mes pasurive të saj të shumta.

Fansat janë ende në mëdyshje, a figuron shtëpia e re e Jenner vetëm në ‘Instagram’ apo edhe në pronësinë e saj? Gjithçka pritet të zbulohet në javët në vazhdim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

a visual representation of how my friends are gonna have to drag me out the first party post quarantine

A post shared by Kylie ë (@kyliejenner) on

(Kosova Sot Online)