Jessie J mahnit me dukjen, ndërsa eksperimenton me flokët gjatë vetizolimit

  • 05 May 2020 - 18:51
Jessie J mahnit me dukjen, ndërsa eksperimenton me flokët gjatë vetizolimit

Ajo është e njohur për dashurinë e madhe që ka për flokët e saj.Dhe këngëtarja, Jessie J, 32-vjeçare, provoi disa paruke nga koleksioni i saj ndërsa është izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja angleze dukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan bardh e zi, përpara se ta ndryshonte stilin e flokëve për një version blu të guximshëm.

Dukej sikur Jessie J ishte akoma në një stil më të vjetër, por ajo ende arriti të dukej në modë.

Përderisa po arrin të argëtojë veten në shtëpinë e saj në LA, është e drejtë të themi se nuk do të mërzitet këtë kohë.

Ylli anglez gjatë kësaj periudhe po ashtu u përfol për lidhjen me aktorin Channing Tatum, me të cilin është ndarë dhe bashkuar sërish.Daljet e tyre së fundmi konfirmuan se dyshja janë akoma bashkë.Javën e kaluar, të njëjtit u panë jashtë për një udhëtim me motor së bashku.

(Kosova Sot Online)