Argjentina Ramosaj publikon një imazh të veçantë me burrin, teksa ndjehet mirënjohëse për gjërat që ka

  • 05 May 2020 - 20:45
Argjentina Ramosaj publikon një imazh të veçantë me burrin, teksa ndjehet mirënjohëse për gjërat që ka

ëngëtarja Argjentina Ramosaj e ka kaluar periudhën e izolimit në një nga vendet malore më të bukura në Kosovë.

Ajo së bashku me djalin dhe bashkëshortin e saj kanë qëndruar gjatë periudhës së karantinës në Bjeshkët e Nemuna.

Argjentina e cila është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ka ndarë herë pas here me ta imazhe të ndryshme nga koha e kaluar me dy më të dashurit e saj gjatë kësaj periudhe.

Së fundmi, Ramosaj publikoi një fotografi shumë të veçantë, ku shfaqej nën krahët e burrit të saj, Dukagjinit, teksa shijonin së bashku një pamje të bukur peisazhore.

(Kosova Sot Online)