Fotoshopi arrin kulmin, Kim shfaqet me tre duar në foton e fundit

  • 05 May 2020 - 22:58
 Fotoshopi arrin kulmin, Kim shfaqet me tre duar në foton e fundit

Nuk është hera e parë që Kim Kardashian bie me “këmbët e veta” në grackën e Photoshop-it.

Së fundmi Kim Kardashian ka realizuar një set fotografik tepër seksi ku shfaqet me një veshje të ngjashme me lëkurën e gjarprit. 39-vjeçarja”>39-vjeçarja ka zgjedhur që edhe flokëve ti japë një nuancë të tillë, por vëmendja e ndjekësve shkoi diku tjetër.

Duke parë me detaje flokët e zeza me hije gjarprit, u vunë re thonjtë e Kim pranë kokës. Aty i ka të dyja duart në mur dhe kjo ka bërë që të ngrihen pyetjet nëse Kim ka tre duar.

“Kim, ka dy gishta në flokët e tua”, shkroi njëri prej ndjekësve. Ndërsa 39-vjeçarja nuk ka reaguar ende për akuzat e fotoshopit të dështuar.

Imazhet u postuan të hënën në Instagram, por seti është realizuar në muajin shkurt, para se të izoloheshin nga koronavirusi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Venomousss

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

(Kosova Sot Online)