Debati për dasmat, ky është propozimi i Edona Llalloshit

  • 06 May 2020 - 17:38
 Debati për dasmat, ky është propozimi i Edona Llalloshit

Edona Llalloshi propozon që komuniteti artistik, pra kolegët e saj të vazhdojnë profesionin e tyre duke u formuar një shoqatë e cila do të përkrahte të drejtat e artistëve, e jo si deri tani me iniciatie krye në veti dhe personale.

Edhe Edona Llalloshi ka një mesazh lidhur me debatin e fundit rreth artistëve.

Mundësia e anulimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, ka nxitur debat në publik.

I pari ishte Labinot Tahiri i cili paralajmëroi edhe protestë në rast se iu bashkëngjiten kolegët, ndërsa theksoi se nga dasmat varen edhe shumë veprimtari të tjera.

Këngëtarja Edona Llaloshi përmes një postimi të gjatë në Instagram, ka folur për të drejtën autoriale.

Ajo është e mendimit që të formohet një shoqatë, e cila do të mbronte të drejtat e tyre artistike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

•Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegeve të mij, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performaca e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, darsma, e tubime të ndryshme por edhe e drejta joneë autoriale. Une konsideroj se komplet qasja është e gabuar! Duhet te fillohet nga organizimi i mirfillt, mbrenda për mbrenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa kryenveti ose personale. Prej nga fillimi i karieres sime, ku jan 25 vite, ndëgjoj se të paktën do të formohet një shoqate, e cila do ti mbronte dhe do te zbatonte te drejtat e tona arstisike. Në 5 vitet e fundit unë jam anëtare e rregullt me kontratë në platformën Premier Songs. Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play. Jame komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore. Kjo më ka ndihmuar shumë , në rradhe të parë sa i perket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në kete industri. Është hapi i parë dhe i vetem, sipas ligjit mbi te drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij ne praktikë. Pra mendoj, se është e kotë të debatohet pa një bazë të mirë juridike! Ka shumë për t’u thënë, dhe në mënyrë apsolute nuk dua të ofendoj ose minimizoj punën dhe mendimin, cili do qoftë nga kolegët e mijeë, por mendoj dhe jam e sigurt pa një organizim më të mirë institucional dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga këto "shqeteësime" të ngritura, në te ardhmën e afërt nuk do të REALIZOHEN. Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejtë dhe efektive është kontrata me Premier Songs... Ju faleminderit! Me respekt Edona Llalloshië

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on

(Kosova Sot Online)