Publikon foto pas 6 muajve, Adele nuk njihet më

  • 06 May 2020 - 21:13
Publikon foto pas 6 muajve, Adele nuk njihet më

Adele ka pësuar ndryshime të mëdha në fizikun e saj. Sot këngëtarja ka bërë postimin e parë në ‘Instagram’ pëe 2020 dhe gjithë vëmendjen e ka marrë trupi i saj, që është shumë larg nga Adele e disa kohëve më parë.

Ky postim ka patur si arsye ditëlindjen e këngëtares, por komentet kanë patur si fokus ndryshimin e këngëtares.

“Faleminderit për gjithë dashurinë që më dhuruat për ditëlindje. Shpresoj të jeni të gjithë të sigurt në këtë periudhë të çmendur që po jetojmë. Dua të falënderoj të gjithë ata që po luftojnë në vijën e parë për të na mbrojtur, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Ju jeni vërtet engjëj”, shkruan Adele në postim.

(Kosova Sot Online)