“Syreja” flet për herë të parë për sëmundjen e saj: Kam patur vështirësi

  • 07 May 2020 - 15:34
“Syreja” flet për herë të parë për sëmundjen e saj: Kam patur vështirësi

Aktorja turke Asli Enver, shumë e njohur nga roli në serialin “Nusja nga Stambolli”, së fundmi ka folur për herë të parë për sëmundjen nga e cila vuan. Asli Enver është diagnostikuar që në fëmijëri me disleksia (një çrregullim që përfshin vështirësi në lexim, për shkak të problemeve me identifikimin e tingujve të folurit dhe të mësuarit).

Asli Enver ose siç e njohim ndryshe “Syreja” është pyetur së fundmi nga fansat për këtë sëmundje dhe aktorja ka treguar se ka hasur shumë vështirësi dikur, por tani ka arritur ta kalojë. “A të vështirëson disleksia? Si e lexon skenarin?”-e pyetën fansat aktoren. “Kam vështirësi me leximin. Kur isha fëmijë, e kisha shumë problem, por me kalimin e viteve kuptova që nuk është një defekt.

Kalon një kohë të vështirë për të lexuar, por më pas me taktikë mund të përmirësohesh. Unë lexoj duke nënvizuar skenarin dhe duke i memorizuar menjëherë fjalët”-është përgjigjur aktorja.

(Kosova Sot Online)