'Kthehu' thotë Skerdi në këngën e re

  • 07 May 2020 - 17:21
'Kthehu' thotë Skerdi në këngën e re

Ka disa ditë që e ka paralajmëruar.

Sot, reperi Skerdi Ago ka publikuar në kanalin YouTube projektin më të ri muzikor me titull “Kthehu”.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vet këngëtari, mix/masterin e bëri Alandy, ndërsa për videoklipin u kujdesën Meriton Dërguti dhe Jaydee Video.

Ky projekt i Skerdit vjen mas dy dueteve të suksesshme, atë me Labinot Tahirin dhe tjetrin me Elinelin, si dhe singlit “Tradhtare 2”.

(Kosova Sot Online)