Më e emocionuar se kurrë, Klea bën blerjet për vogëlushin dhe mezi pret ta takojë atë

  • 07 May 2020 - 19:21
Më e emocionuar se kurrë, Klea bën blerjet për vogëlushin dhe mezi pret ta takojë atë

Pak ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda zbuluan me anë të një video emocionuese se fëmija i tyre i parë do të jetë djalë. Sigurisht emocionet për dy prindërit e rinj janë të mëdha, por ajo që duket se po e përjeton këtë në maksimum është mami Klea, dhe me të drejtë.

Moderatorja dhe këngëtarja nuk ka hezituar të ndajë detaje për vogëlushin, ndërsa së fundmi na ka prezantuar krevatin e tij dhe blerjet e para. “Mami mezi po pret të të takojë vogëlush”, shkruan Klea, e cila nuk mundet dot t’i fshehë emocionet. Ajo dhe Elgiti janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit dhe fansat mezi po presin të njohin vogëlushin e tyre të parë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ëI ë'T ëIT TO ëEET YOë ëY ëOY... @suavinex_albania @baby_boo.al, @bee_kids_store

A post shared by Klea Huta • Aëlα • (@kleahuta) on

(Kosova Sot Online)