“Argh”! Tayna i kërkon llogari reperes gjermane që e kopjoi: “Ke përdorur zërin tim”!

  • 08 May 2020 - 21:25
“Argh”! Tayna i kërkon llogari reperes gjermane që e kopjoi: “Ke përdorur zërin tim”!

Tayna i ka kërkuar llogari reperes gjermane Shirin David, pasi i ka kopjuar një ndër shprehitë ose le të themi një nga pasthirmat më tipike të saj në një këngë të fundit.

Në fakt reperja shqiptare i kërkon koleges t’i japë meritat pasi sipas saj, zëri i përdorur në këngë është i vetë Tayna-s.

Kjo e fundit ka publikuar një sërë videosh në Instastory, përmes të cilave tregon përdorimin e pasthirmës “Argh” në çdo këngë.

“Hey ms Brazilian butt lift, të paktën më jep merita që ke përdorur zërin tim”, i shkruan Tayna duke i bërë tag në postim Shirin-it, shoqëruar me një emoji puthjeje.

Tayna udhëtoi drejt Zvicrës gjatë karaninës, dhe mesa duket atje po përgatit një videoklip të ri i cili s’dihet ende se kur do të publikohet.

Reperja ka ndryshuar edhe look së fundi, me një ngjyrë të re flokësh që i shkon shumë.

(Kosova Sot Online)