Prej kohësh flitet se është në pritje të ëmbël, reperja e famshme i shton më shumë dyshimet

  • 09 May 2020 - 11:01
Prej kohësh flitet se është në pritje të ëmbël, reperja e famshme i shton më shumë dyshimet

Prej disa kohësh përflitet se reperja e famshme, Nicki Minaj është shtatzënë me bashkëshortin e saj, Kenneth Petty. Ndërsa me veprimin e saj të fundit Nicki i ka shtuar akoma më shumë dyshimet.

Një ndjekës në ‘Twitter’ e pyeti nëse mund të dërgonte një foto të bebit dhe ajo i përgjigjet duke i thënë se duhet të presin edhe disa muaj…

“Pas disa muajve, bota nuk është gati ende”, shkruan Nicki Minaj.

Më herët një video është bërë shkak që të flitej për shtatzëninë e saj. Nicki shfaqej partnerin e saj, i cili kishte vendosur dorën mbi barkun e saj dhe e përkëdhelte, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se çifti po pret një bebush.

(Kosova Sot Online)