Kylie me dhurata në vlerë 5.5 mijë dollarë për motrat Kim dhe Khloe

  • 09 May 2020 - 12:33
Kylie me dhurata në vlerë 5.5 mijë dollarë për motrat Kim dhe Khloe

Miliarderja Kylie Jenner u bëri dhurata luksoze motrave, pasi familja Kardashian filluan të shkëmbejnë dhuratat e hershme për “Ditën e Nënës”.

Kylie Jenner kohën e fundit është shpallur për të dytin vit radhazi miliarderja më e re, shkruan DailyMail.

Pronarja e Kylie Cosmetics është shumë e lumtur të ndajë nga pasuria e saj me familjen e saj të famshme.

Ajo shpenzoi 5.495 dollarë për një cheetah me gurë kristali nga Judith Leiber, si dhuratë e hershme për “Ditën e Nënës”, për motrat e saj Kim dhe Khloe Kardashian.

Khloe, 35 vjeçe, në InstaStory të premten tregoi aksesorin që e mori dhuratë dhe falënderoi motrën e vogël për të.

Pas pak, edhe Kim, 39 vjeçe, postoi një video të cheetah me ngjyrën blu, duke e falënderuar Kylien për dhuratën e bukur.

Ajo po ashtu mori një çantë blu të kozmetikës, të markës “Christian Dios” nga Khloe, bashkë me një grumbull dhuratash të tjera.

Themeluesja e “Skims” po ashtu zbuloi një tavolinë përplot trëndafila, disa prej të cilëve u dërguan nga motra e vogël Kendall, 24 vjeçe, dhe Tristan Thompson, 29 vjeç.

“Faleminderit shumë për këtë surprizë të hershme për Ditën e Nënës. Janë vërtet kaq të bukura”, tha Kim.

(Kosova Sot Online)