Rita Ora ngushëllon për vdekjen e producentit të njohur

  • 09 May 2020 - 12:39
Rita Ora ngushëllon për vdekjen e producentit të njohur

Rita Ora e nisi ditën me një lajm të hidhur, pasi kuptohet se ka ndërruar jetë producenti Andre Harrell.

Ajo krahas bashkëpunimit në muzikë, ajo e kishte mik të mirë, andaj e kujton atë me fjalët më të mira.

“Ishte gjithnjë kaq i sjellshëm dhe aq mbështetës. Gjithmonë më gjende në dhomë për të më përshëndetur se për të më treguar disa thënje të mençura. Prehu në paqe Andre Harrell”, ka shkruar këngëtarja.

Producenti Andre Harrell u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ai ishte themelues i labelit “Uptow Records “.

Image

(Kosova Sot Online)