Hande Erçel iu 'bjen pareve'

  • 10 May 2020 - 08:40
Hande Erçel iu 'bjen pareve'

Kur setet u ndalën dhe koncertet u anuluan, aktorja turke Hande Erçel nënshkroi një marrëveshje të re për ditët e karantinës, dhe fitoi mjaft mirë.

26 vjecarja është një nga emrat më të kërkuar në botën e reklamave.

Aktorja e bukur e cila u shfaq në reklamat e një marke veshjesh në vitin 2017, më pas bashkëpunoi me dy marka të vecanta kozmetike.

Sipas mediave turke Hande ka marrë një pagë vjetore prej 750 mijë TL për njërën prej këtyre reklamave dhe 800 mijë TL për një markë tjetër.

Erçel, e cila është bërë e preferuara e markave, njoftoi bashkëpunimin e saj të ri pavarësisht se është në karantinë.

Ajo është bërë fytyra e preferuar e një marke turke të veshjeve, ku thuhet se morri 500 mijë TL në këmbim të një bashkëpunimi reklamues një vjeçar.

Fitimet e reklamave (2 milion 50 mijë TL) deri më tani e bënë Hande Ercel-in “para të mira”.

 

Image


(Kosova Sot Online)