Miley Cyrus se di çka është koronavirusi!

  • 10 May 2020 - 08:55
Miley Cyrus se di çka është koronavirusi!

Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” është e vetëdijshme që shumë njerëz kanë vështirësi me masat e distancimit social, sepse mund të kenë humbur punët apo janë të mbyllur në shtëpi të vogla pa mundësinë për të kaluar kohë në ambient të jashtëm, andaj ndihet fatlume që ka një jetë “të rehatshme” dhe nuk duhet të kalojë vështirësi gjatë këtyre kohërave të pasigurta.

Ajo për Wall Street Journal, tha: “E di që jam në një pozitë unike dhe përvoja ime me këtë pandemi nuk është e njëjtë si më të gjithë tjerët në shtetin tim dhe në tërë botën. Jeta ime është ndalur, por në të vërtetë nuk e kam idenë se si është kjo pandemi... jam rehat në hapësirën time dhe kam stabilitet financiar dhe ky nuk është luksi të cilin e kanë shumë njerëz”.

Ylli 27-vjeçar ka qenë e zënë me shfaqjen e saj live në Instagram të quajtur “Bright Minded”. Ka pasur mysafirë të profilit të lartë në këtë program gjatë javëve të kaluara, mirëpo disa nga miqtë e saj të njohur kanë shpërfillur thirrjet për t’u shfaqur dhe ajo mendon se kjo mund të jetë ngase nuk ndihen rehat të flasin për përvojat e tyre në izolim, ngase janë aq ndryshe nga përvojat e fansave të tyre.

“Jam e sigurt që shumë njerëz të cilët i kam thirrur janë ndjerë njëjtë si unë, pra që përvojat në izolim nuk janë si të tjerëve, dhe pothuajse nuk duket e drejtë që të flasim për to. Jam e sigurt që shumica e njerëzve po hezitojnë të flasin në këtë show, sepse nuk duket gjë e drejtë që të famshmit të ndajnë përvojat e izolimit. Thjeshtë nuk mund të krahasohet me përvojat e atyre që nuk e kanë fatin e një jetë luksi”.

Sidoqoftë këngëtarja tha se disa elemente të karantinës së saj janë të njëjta me të tjerëve.

Ajo tha se rri në shtëpi me rroba shtëpie, si çdokush tjetër.

“I kam larë flokët vetëm dy herë për showin: një herë për Elton Johnin dhe njëherë për Elizabeth Warren”, ka shtuar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)