Merrë fund makthi për modelen 23 vjeçare

  • 11 May 2020 - 11:34
Merrë fund makthi për modelen 23 vjeçare

Merr fund makthi për modelen 23 vjeçare Bianca Dobroiu, e cila prej 75 ditësh rezultonte e prekur nga koronavirusi.

Bukuroshja me origjinë rumune ishte një ndër të infektuarat e para me virusin në Bologna dhe tashmë ajo rezulton e shëruar.

“Këto ishin dy muajt më të gjatë të jetës sime”, tregon Bianca, e cila u shtrua në spitalin e Sant Orsola në fillim të pandemisë dhe doli prej aty më 5 mars. Prej asaj date vajza iu nënshtrua disa testeve ku rezultoi pozitive me Covid-19, deri tek i fundit që iu bë në 9 maj.

“Më thanë nga spitali se duhet ta kuptojnë më mirë situatën time. Ishin dy muaj ferri.

(Kosova Sot Online)