U infektua me koronavirus, aktorja e famshme shokon me deklaratën: Do të doja që Boris Johnson të kishte vdekur nga COVID-19

  • 11 May 2020 - 16:31
U infektua me koronavirus, aktorja e famshme shokon me deklaratën: Do të doja që Boris Johnson të kishte vdekur nga COVID-19

Ylli i Harry Potter, Miriam Margolyes ka pranuar se dëshironte që kryeministri britanik Boris Johnson të vdiste nga koronavirusi.

Muajin e kaluar, Johnson u shtrua në spital dhe qëndroi nën kujdes intesiv pasi u infektua me COVID-19.

Por tani është rikuperuar plotësisht.

Margolyes në një intervistë për The Last Leg Locked Down Under diskutpi për mënyrën sesi qeveria britanike trajtoi situatën e koronavirusit dhe sesi u ndje kur dëgjoi se kryeministri ishte infektuar.

“Doja që ai të vdiste,”- tha aktorja. “ Pastaj mendova se do ndikonte keq tek unë pasi nuk jam lloji i njeriu që dëshiron vdekjen e të tjerëve. Kështu që pastaj urova të bëhej mirë.”

E pyetur për mënyrën sesi qeveria trajtoi krizën aktuale, aktorja u përgjigj: “Natyrisht, në mënyrë të tmerrshme, në mënyrë të tmerrshme. Është një turp, është një skandal. Është një skandal publik. Unë luftoja me vetën që të mos uroja që Boris Johnson të vdiste.”

Ndërkohë kryeministri britanik ka lënë të nënkuptohet se do fillojë letësimi i kufizimeve duke filluar nga kjo javë.

Image

(Kosova Sot Online)