Ylli i Instagramit jep lajmin e madh: Do të bëhet baba me të dashurën 28 vite më të re!

  • 11 May 2020 - 16:34
Ylli i Instagramit jep lajmin e madh: Do të bëhet baba me të dashurën 28 vite më të re!

Ylli i Instagramit Gianluca Vacchi ka dhënë një lajm të bukur në Ditën e Nënës.

54-vjeçari i cili është i njohur si “Grandpa Playboy”, do të bëhet shumë shpejt baba, pasi e dashura e tij 24-vjeçare Sharon është shtatzënë.

“Jam shumë i lumtur që po e ndaj këtë me ju, Sharon dhe unë jemi duke pritur një fëmijë. Ajo është nëna e djalit tim për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”.

Kështu i njoftoi Gianluca Vacchi 15 milionë ndjekësit e tij në Instagram,  ndërsa e dashura e tij 24-vjeçare Sharon Fonseca u shpreh se i duket ende një ëndërr.

Në shtëpinë e tyre në Miami nga ku kanë realizuar video fantastike duke kërcyer, ajo i pëshpërit atij: “Faleminderit dashuri që më dhurove dhuratën më të bukur …”.

Gjithmonë i rrethuar nga vajza të bukura, të gatshme për ta kënaqur atë me twerking dhe kërcime joshëse, Gianluca njihet për luksin e tij me vilave dhe jahteve.

Ai ka pasur një histori të gjatë dashurie me Giorgia Gabriele, e cila tani ka një djalë Matteo me partnerin Andrea Grilli. Me partneren aktuale e cila është modele dhe blogere, italiani u takua në Florida.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy mother’s day ë We want to share something special.. @sharfonseca #gvlifestyle

A post shared by Gianluca Vacchi (@gianlucavacchi) on

(Kosova Sot Online)