Pasi u zunë keq prej flokësh, Kourtney i kërkon falje Kim Kardashian vetëm për këtë arsye

  • 11 May 2020 - 16:46
Pasi u zunë keq prej flokësh, Kourtney i kërkon falje Kim Kardashian vetëm për këtë arsye

Besoj të gjithë e kemi parë sherrin e famshëm mes Kim Kardashian dhe Kourtney. Nëse jo po mundohemi t’ua shpjegojmë me pak fjalë dhe t’ju tregojmë videon që është bërë virale shumë në rrjete sociale.

Sherri mes tyre ku u kapën prej flokësh është publikuar në “Keeping Up With The Kardashians”.

Tek videoja, Kourtney dëgjohej që gjykonte të pasmet e kolme të Kim Kardashian, ndërsa nuk munguan dhe gjuajtjet me shishe.

Kourtney ndër të tjera u shpreh se është “ambjent toksik” qëndrimi me motrën e saj në shtëpi.

Por mesa duket motrat tanimë kanë bërë paqe me njëra-tjetrën dhe marrëdhënia e tyre është rregulluar. Ose të paktën kështu duket.

“Cosmopolitan” shkruan se Kourtney i ka kërkuar falje Kim Kardashian.

Kim dhe Kourtney duhet të shkojnë në një udhëtim në Armeni në ditët e ardhshme dhe shqetësohen se ato nuk duan që fëmijët e tyre të kuptojnë se marrëdhënia midis motrave është pak e tensionuar dhe delikate.

Ndërkohë që e motra e tyre Khloe Kardashian mendon që nëse nuk do ishte udhëtimi që ato do marrin të dyja për në Armeni, Kourtney me siguri nuk do t’i kërkonte falje Kim-it.

Pra Kourtney Kardashian i kërkoi falje të motrës që e gjuajti me një shishe ujë vetëm sepse duhej ta bënte, por jo se kishte dëshirë.

Vlen të theksojmë se nuk është hera e parë që Kim dhe Kourtney konfrotohen me njëra-tjetrën. Nëse e bëjnë thjesht për show për shkak të “The Keeping Up With Kardashians” ose thjesht ashtu është e vërteta, këtë nuk dimë ta themi me siguri.

(Kosova Sot Online)