Lidhja me Flori Mumajesin ishte ‘fake news’ apo lajm i vërtetë? Ja si përgjigjet Kejsi Tola

  • 12 May 2020 - 09:54
Lidhja me Flori Mumajesin ishte ‘fake news’ apo lajm i vërtetë? Ja si përgjigjet Kejsi Tola

E ftuara e radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ishte këngëtarja e njohur, Kejsi Tola. Disa kohë më parë, ajo u përfol pëe lidhje me këngëtarin dhe kompozitorin, Flori Mumajesh. Dhe mbrëmjen e sotme Kejsi nuk mund t’i shpëtonte kësaj pyetje. “Lidhja me Flori Mumajesin ishte ‘fake news’ apo lajm i vërtetë?”, e pyeti moderatorja Alketa Vejsiu.

“‘Fake news’ do të ketë gjithmonë, dhe nga eksperienca ime në botën e showbiz-it, jam mësuar kam filluar të mësoj të jetoj dhe me lajmet e pavërteta. Dhe pse në fillim më mërzisnin dhe më preknin nga gjendja emocionale. Por ‘fake news’ do të ekzistojnë gjithmonë dhe le të hamendësojnë njerëzit”.

Alketa: Ishte ‘fake news’?

Kejsi: Le të hamendësojnë si të duan.

Me sa duket, Kejsi ka vendosur mos të japë një përgjigje të qartë, duke i lënë sërish të gjithê të mendojnë si të duan.

(Kosova Sot Online)