Një romantik i përhershëm, Travis e surprizon kështu Kylien-n për një motiv të veçantë

  • 13 May 2020 - 10:26
Një romantik i përhershëm, Travis e surprizon kështu Kylien-n për një motiv të veçantë

Pak ditë më parë Kylie Jenner i dedikoi fjalët më të ndjera babait të vajzës së saj në ditën e tij të lindjes, Travis Scott. Miliarderja pohoi se vazhdon të jetë shumë e dashuruar me të dhe se është babai më i mirë që Stormi mund të kishte.

Ndërsa së fundmi burime ekskluzive kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se Travis e ka surprizuar Kylie-n duke krijuar një darkë romantike midis qirinjve dhe petaleve në ditën e nënave. Dyshja i është kthyer marrëdhënies normale me njëri-tjetrin dhe kanë vazhduar ta kalojnë bashkë kohën në karantine.

(Kosova Sot Online)