Arrestohet sërish ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt

  • 13 May 2020 - 10:33
Arrestohet sërish ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt

Mentor Hadërgjonaj, i njohur si një nga  personazhet e dikurshëm të dosjes “Kokaina”, dhe si ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt, ka rënë sërish në pranga.

52-vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.

I dyshuari, që mban emrin Din Gjonaj, u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj bën me dije “Top Channel” , i cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë.

“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi.

Burimet e policisë shtuan për Anila Hoxhën se Din Gjonaj dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën.

Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore.

Ai ka qenë edhe si ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila u martua me Mentorin kur kishte vetëm 16 vjeçe.

Pasi ish- burri i saj kreu 7 vite burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale, ata u ndanë në vitin 2007.

Image

(Kosova Sot Online)