'Nuk e di cili është më keq, virusi apo depresioni që po na sjell'

  • 13 May 2020 - 19:34
'Nuk e di cili është më keq, virusi apo depresioni që po na sjell'

Katy Perry si gjithë të tjerët, duket se është mërzitur nga izolimi.

Këngëtarja Katy Perry me anë të një postimi në Twitter ka folur rreth pandemisë.

Ajo tha se nuk e di se cila është më keq tani, përpjekja për ta shmangur koronavirusin apo depresionin që po e sjell ai.

“Ndonjëherë nuk e di se çfarë është më keq të përpiqesh të shmangësh virusin ose valët e depresionit që vijnë me këtë normë të re”, ka shkruar ajo.

Katy Perry javë më parë konfirmoi shtatzëninë, ajo dhe Orlando Bloom pritet të bëhen së shpejti prindër.

Ylli i pop-it nuk është ndalur së realizuari këngë të reja as gjatë kësaj periudhe pandemie, madje po finalizon edhe disa projekte.

(Kosova Sot Online)