Me një kërkim të shpejtë në ‘Google’, Tayna tregon se cila është raca më e bukur në Europë

  • 14 May 2020 - 09:41
Me një kërkim të shpejtë në ‘Google’, Tayna tregon se cila është raca më e bukur në Europë

Me anë të një postimi në ‘Instastory’, reperja e njohur kosovare, Tayna ka treguar se cila është raca më e bukur në Europë. 23-vjeçarja ka ndarë një shkrim të gjetur në ‘Google’, ku shkruhet se shqiptarët janë raca më e bukur në Europë, për shkak të tipareve të vajzave të cilat kanë përgjithësisht flokë të errët dhe sy në ngjyrë të hapur.

“Normal”, ka shkruar Tayna, duke treguar kështu se është mjaft krenare për origjinën e saj.

Me siguri ky postim i reperes i ka bërë krenarë edhe shumë ndjekës të saj. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Tayna ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke treguar se si ka hyrë ajo në ‘showbiz-in’ shqiptar apo si i ka kaluar gjithë ditët e karantinës.

Image

(Kosova Sot Online)