Jeta mes luksit, Zaimina poston nga festa në shtëpinë e saj

  • 14 May 2020 - 12:31
Jeta mes luksit, Zaimina poston nga festa në shtëpinë e saj

Edhe pse në periudhë pandemie, Zaimina Vasjari i festoi ditëlindjen motrës së saj të vetme.

Këngëtarja kishte organizuar gjithçka në shtëpinë e saj, ndërsa ndau me ndjekësit edhe pamje të shtëpisë super luksoze.

“Gëzuar për Demin më kokëfortë që duron një Binjak të çmendur si mua. Gëzuar ditëlindjen motra më e mirë në botë”, ka shkruar ajo.

Përveç që kishte përgatitur tavolinën për të festuar, këngëtarja shijoi edhe disa momente relaksi në pishinë.

Zaimina Vasjari ka disa vite që është martuar me Klodin, dhe tashmë kanë një vajzë të quajtur Khloe.

(Kosova Sot Online)