Rita e tmerruar nga frika për të ëmën që është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19

  • 14 May 2020 - 14:53
Rita e tmerruar nga frika për të ëmën që është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19

Rita Ora thotë se po torturohet nga shqetësimi për nënën e saj e cila  vazhdon të punojë në vijën e parë kundër pandemisë së koronavirusit.

Këngëtarja, 29 vjeç, bisedoi me Amanda Holden dhe Jamie Theakston në Heart Radio të mërkurën dhe tha se ndjehej e frymëzuar nga mamaja e saj 55-vjeçare, Vera Sahatciu.

Vera po punon si psikiatre në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, ku po kujdeset për njerëzit që kanë probleme të shëndetit mendor, si dhe ata me COVID-19.

Kur u pyet sesi po ia çon mamaja e saj, Rita tha: “Unë flas me të çdo ditë – ndoshta dy herë në ditë. Unë jam akoma shumë e shqetësuar dhe jam torturuar nga shqetësimi për të, por nuk ka thjesht asnjë ndalesë për të”.

“Nëna ime është një person kaq pozitiv dhe madje përgjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qenë ka frymëzuese. Ajo ndjehet sikur është detyra dhe përgjegjësia e saj. Është kaq frymëzuese kur sheh që ajo ngrihet për të ndihmuar e shpëtuar jetë çdo ditë”.

Këngëtarja thotë se kriza globale e shëndetit e ka ndihmuar atë “të vlerësojë gjithçka shumë më tepër” dhe shpreson që bota të jetë një vend më i mirë pasi të ketë kaluar pandemia.

Ndërsa nëna e saj është duke punuar, Rita – e cila kohët e fundit është regjistruar si vullnetare e NHS (Shërbimit Kombëtar Shëndetësor)- po kalon kohën e saj në shtëpi, duke zëvendësuar atë dekadë gjumi të munguar.

Image

(Kosova Sot Online)