Nuk përmbahet, kësaj radhe na i tregon të pasmet e dashura e Feros

  • 14 May 2020 - 19:17
Nuk përmbahet, kësaj radhe na i tregon të pasmet e dashura e Feros

Modelja Arbenita Ismajli njihet për tiparet tërheqëse dhe format e saj seksi, ndërsa pozat në Instagram marrin mijëra pëlqime e komplimente nga ndjekësit.

Mirëpo, kur vjen puna tek fotot me bikini, fansat i kanë disa rezerva!

Disa orë më parë, modelja ndau në Instagram një foto ku shfaqej e veshur me body, teksa ekspozonte gjoksin dhe të pasmet.

Kaq iu desh ndjekësve të saj për ta “kryqëzuar” në komente për veprimin që bëri.

Shumë prej tyre e quanin gabim faktin që publikoi një foto të tillë pasi është muaji i Ramazanit.

Të tjerë “xhelozonin” për format e saj seksi duke i sugjeruar ta fshijë postimin.

E revoltuar nga kjo situatë, Arbenita ka reaguar në InstaStory duke i dhënë një përgjigje të gjithëve:

“Kam të bëj me njerëzit më seksistë në Instagram çdo ditë! 50% e tyre janë femra!

Rrallë publikoj foto me bikini, por kur e bëj njerëzit ofendohen. Unfollow praaa!”- shkruan modelja.

Duket se ajo nuk është ndikuar aspak nga fjalët e ndjekësve dhe fotoja seksi vazhdon të qëndrojë në profilin e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@fashionnova fashionnovapartner

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

(Kosova Sot Online)